Takimi/ Rama zbulon një nga detyrat e para që iu la në ngarkim ministrave të rinj

Kliko per me shume info

Tre ditë pas krijimit të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga pikat e para ku ka gjetur dakordësinë me ministrat e tij, ndërsa theksoi se u ka lënë edhe detyrën e parë.

Ai theksoi se gjatë ditës së djeshme në takimin informal që po mbahet në Llogara mes tij dhe ‘skuadrës’ së re u ra dakord mes palëve që të nis puna për një projekt që do zbatohet në çdo ministri. Rama pohoi se deri në fund të vitit ministrat duhet të kenë përgatitur lehtësim procedurash për qytetarët sa i takon reduktimit të dokumenteve. Sipas tij administrata shqiptare kërkon shumë dokumente, që sipas tij ‘çmendim miletin’.

Kliko per me shume info

“Dje kemi rënë në dakordësi që ministrat do të fillojnë punën me ekspertët dhe deri në fund të këtij viti do vijnë me një propozim për të pasur një nr të ulët me dokumente që lëshon sa ne. Të gjithë dokumenti, që e çmenden këtë milet do reduktohen”, tha Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here