Detajet/ Vrasja me sqepar në Lushnje, autori i “çmendur’’ nga xhelozia, e ndoqi të shoqen deri tek shtëpia e vajzës

Kliko per me shume info

Zbardhet ngjarja tragjike e ndodhur një ditë më parë në Lushnje, ku u masakrua për vdekje 51-vjeçarja Natasha Kazanxhi.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në fshatin Plug të Lushnjes, ku Tajar Kazanxhi 55 vjeç goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin së bashku.

Kliko per me shume info

Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa 51-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit.
Konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur prej kohësh pasi 55-vjeçari kishte kaluar banesën në emër të gruas së tij. Sipas informacioneve, situata ishte rënduar kohët e fundit pasi gruaja i kërkonte atij të largohej nga banesa.
Konfliktet e tyre ishin të vazhdueshme deri edhe disa orë para krimit kur pas debateve Natasha u largua për në banesën e vajzës së saj. Por i irrituar 55-vjeçari e ndoqi atë nga pas dhe e qëlloi me sqepar duke e lënë të vdekur.
Ndonëse 51-vjeçarja u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore ndërroi jetë rreth orës 20:30 të mbrëmjes për shkak të plagëve të marra.
DEKLARATA E POLICISË
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here