Detajet/ Vrasja e Aleksandër Bardhit, zbulohet vendndodhja e Albi Xhezairit

Kliko per me shume info

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e Aleksandër Bardhit. Teksa mendohej se autori kryesor i vrasjes së tij ndodhej në arrati, një detaj ndryshoi rrjedhën e hetimeve.

Mësohet se vrasësi, Albiano Xhezairi, 21-vjec, ndodhet prej me shumë se 3 muajsh i burgosur në Athinë. Ai është arrestuar nga policia greke në nje operacion që është mbajtur i fshehtë për publikun për 6 dite me radhë.

Kliko per me shume info

Xhezairi është kapur në lagjen “Galatsi” të Athins më 11 maj 2017, ndërkohë që komunikata zyrtare për arrestimin e tij është bërë publike në 17 maj edhe pse pa emrin e te arrestuarit. 21-vjecari ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut te drogës nga Shqiperia në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina ne kufirin e gjelbër, merrte drogen dhe e magazinonte ate ne banesën qe kishte me qera në Athine për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.
Burime nga Komisariati i Policise Sarandë bejne me dije për BalkanËeb se jane njoftuar kohet e fundit per arrestimin e Xhezairit dhe kane derguar prane zyres se Interpolit, dokumentacionin e nevojshem per ekstradimin e tij. Burime konfidenciale thone se edhe pse 21-vjec, Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmeri te larte shoqerore, nderkohe qe ka arritur te krijoje kontakte edhe me persona me precedente te forte te botes se krimit ne Athine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.