Detajet/ Grabitja e florinjëve, Rolex e mijëra euro, ja pastruesja që që ideoi vjedhjen e kasafortës së hotelit në Tiranë

Kliko per me shume info

Grupi hetimorë i grabitjes së kasafortës në Tiranë, ka zbardhur detaje të reja.

Sipas tyre, ideatorja e kësaj grabitjeje, është motra e njërit prej autorëve, njëkohësisht dhe pastruesja e hotelit, Rajmonda Bruçi. Sipas ‘’panoramës’’, pastruesja e njihte shumë mirë territorin, dhe ishte në dijeni të objekteve me vlerë e parave që ndodheshin në kasafortë. Ndërsa vëllai i saj, Eduart Ngota, i cili jeton prej vitesh në Itali, ishte kthyer në Shqipëri më datë 14 gusht për të kaluar disa ditë pushime pranë familjes.

Kliko per me shume info

Burimet thanë se nuk dihet ende nëse ideja për realizmin e vjedhjes është diskutuar pasi ka mbërritur në Shqipëri, apo që përpara se të kthehej.

Megjithatë, sipas hetimeve, duket se të gjitha lëvizjet e kryera nga dy autorët e arrestuar kanë qenë të planifikuara më parë me detaje, bashkë me Rajmonda Bruçin. Ajo dyshohet se i ka informuar për vendin ku ndodhej kasaforta, duke u treguar se çfarë kishte brenda saj, por edhe mënyrën se si mund ta nxirrnin nga hoteli pa rënë në sy.
Ndërsa vetë ka vendosur të mos përfshihej drejtpërdrejt në vjedhje. Sipas burimeve nga Policia, ditën kur dy autorët janë akomoduar në hotel, 36-vjeçarja Bruçi kishte vendosur ta bënte pushim. Por, nga ana tjetër, të njëjtën ditë ajo e ka shfrytëzuar për t’u larguar nga Shqipëria.
Nga verifikimet e kryera nga Policia Kufitare në sistemin TIMS, Rajmonda Bruçi rezulton të jetë larguar në drejtim të Italisë bashkë me familjen e saj, më datë 15 gusht. Në këtë mënyrë nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të pengohej për të kaluar kufirin, pasi vjedhja në vendin e saj të punës ende nuk kishte ndodhur.
Sipas Policisë, duket se gjithçka ka qenë e planifikuar më përpara dhe pasi është denoncuar ngjarja në Komisariatin nr.4, ka qenë shumë vonë për të ndaluar 36- vjeçaren, e cila ndërkohë kishte arritur në destinacion. Megjithatë, burimet thanë se ajo është shpallur në kërkim dhe pritet që të nisin edhe procedurat për ndalimin e saj në Itali e më pas deportimin në vendin tonë.
NGJARJA
Kasaforta e një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlerë prej afro 100 mijë eurosh, u grabit mbrëmjen e së martës nga dy persona të akomoduar si klientë.
Por, brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t’i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet. Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici.
Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuteritë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy.
DEKLARATA E POLICISE
Sektori për Krimet e Rënda pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit “ROLEKSI”, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve :
– Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendet e ndodhura në kasafortën e vjedhur :
– 9 500 (nëntë mijë e pesqindë) euro.
– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato.
– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri.
– Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri.
– Tre byzylyk floriri.
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat Punto” ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja :
– R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

 

 

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here