Detaje të reja për krimin në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

Aktualitet

Zbardhen detaje te reja nga ngjarje e rëndë qe ndodhi mesditën e së dielës në kryeqytet. Burri ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Policia informoi se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Frutikulturë dhe menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë Halil Lita dhe Dije Lita.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga burimet paraprake mësohet se shkaku i krimi në familje ka qenë për motive xhelozie. Çifti Lita ka pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem. 65 vjeçari ka qëlluar mbi gruan e tij Dije Lita, 60 vjeçe.

Burimet e policise kane thene se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT