Deputetja më e re e parlamentit martohet në një ceremoni madhështore

Showbiz

Pas zgjedhjeve te 25 qershorit, ajo është një nga emrat më të rinj që bëhet pjesë e Parlamentit të Shqipërisë. Deputetja më e re nga rradhët e PDIU, Reme Lela i ka dhënë fund beqarisë.

Në një ceremoni të madhe të mbajtur ditën e djeshme në Dibër, Lela ka zyrtarizuar lidhjen e saj disa vjeçare, edhe pse nuk e dihet se cili është djali fatlum. Të ftuar kanë qenë rreth 1 mijë persona, ku përveç familjarëve dhe të afërmve nuk kanë munguar personalitete nga bota e politikës dhe medias.-shkruan Class.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reme Lala, 22- vjeçe është studente e Financës, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Në zgjedhjet e 25- qershorit ajo ia doli të merrte votat e duhura duke i dhënë PDIU një mandat në Dibër, dhe duke zënë një vend të rëndësishëm në Parlamentin e Shqipëisë. Ajo pritet të marrë detyrën si deputete në shtator të këtij viti.

 

ME TE LEXUARAT