Deklarata që ka shokuar katalanasit: “Messi mund të largohet nga Barcelona”

Kliko per me shume info

Një deklaratë bombë ka ardhur nga Agustí Benedito, ish kandidati për president të Barcelonës. Mësohet se ai ka thënë se Lionel Messi mund të largohet nga Camp Nou.

Pas Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro, nga Barcelona mund të largohet edhe Lionel Messi, i cili ka kontratat me klubin deri në fund të këtij sezoni. Kështu mendon ish kandidati për president të Barcelonës, Agustí Benedito.

Kliko per me shume info

“Barcelona e ka lënë rinovimin e kontratës së Messit, lojtarit më të rëndësishëm, për fund, dhe kjo kontratë edhe nuk është nënshkruar. Ky është një shqetësim”, ka deklaruar Benedito për Radio Marca.
“Rasti i Messit mund të jetë më i keq se ai i Neymar sepse nga 1 janari Messi është lojtarë i lirë. Messi ka kërkuar gjithmonë një ekip konkurrues dhe situata është një shqetësim”, ka theksuar ai.
Kurse, gjatë javës së kaluar është përfolur se Manchester City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Messit, e cila është 300 milionë euro.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here