Sezon i ri për Skëndërbeun/ Daja hedh poshtë Plakun, nuk bën më pjesë në planet e tij

Kliko per me shume info

Sebino Plaku pritet të jetë i larguari i radhës nga Skënderbeu.

Sulmuesi që dha një kontribut të madh në arritjen historike të korçarëve nuk është më në planet e trajnerit Ilir Daja. Burime të sigurta pranë klubit korçar, kanë treguar dje për “Panorama Sport”, se kreu i pankinës ua ka bërë të qartë drejtuesve, se lojtari nuk preferohet nga ai për sezonin e ri.

Kliko per me shume info

Edhe pse Plaku shënoi dy gola me shumë peshë ndaj Kairatit dhe Mllada Boleslav, duke vulosur praktikisht kualifikimin e Skënderbeut, sërish një polemikë e tij në shtyp, bëri që trajneri të mbante qëndrim. Plaku akuzonte Dajën për trajtimin jo të duhur që i kishte bërë gjatë kësaj kohe.

Kësisoj, në dy ndeshjet ndaj Dinamos së Zagrebit, trajneri vendosi të mos e aktivizonte asnjë minutë. Daja preferoi sulmuesin e ardhur vetëm pak javë më parë, Ali Soue, duke gozhduar në stol heroin e kualifikimit ndaj kazakëve dhe çekëve.
Në fakt, me përfundimin e sezonit të kaluar, Plaku doli jashtë planeve të Dajës, ndërsa më pas, me kalimin e ditëve gjërat ndryshuan dhe ai iu bashkua ekipit në fazën përgatitore, duke qenë se reparti i sulmit kishte mbetur vetëm me nigerianin Xhejms.

Kur mendohej se lidhja e Plakut me Skënderbeun do të forcohej pas golave në Ligën e Europës, erdhi edhe krisja e madhe mes palëve. Klubi nuk mbajti asnjë qëndrim zyrtar, duke u fokusuar te ndeshjet me Dinamon.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here