Daçiç: Kosova pjesë e Serbisë, luftë e humbur

Kliko per me shume info

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, theksoi se propozimi i tij për ndarjen e Kosovës konsiston në atë që është serbe dhe shqiptare, normalizimin e marrëdhënieve, sigurimin e kishave serbe, krijimin e “Bashkësisë së Pavarur të Manastireve”, sipas modelit grek, Asociacioni i komunave me shunmicë serbe dhe financimin dhe dëmshpërblimin e pronave të uzurpuara.

“Të gjithëve na duhet një zgjidhje e përhershme mes serbëve dhe shqiptarëve dhe deri atje mund të arrihet vetëm me dialog në mes serbëve dhe shqiptarëve, ku secili humb diçka, por edhe fiton diçka, ngase kjo është ideja e kompromisit të së drejtës historike e etnike”, theksoi Daçiq për Novosti.

Kliko per me shume info

Sipas tij, çdo gjë është e zgjidhëshme nëse pranohen parimet themelore politike për zgjidhjen e marrëdhënieve serbo-shqiptare në këtë etapë historike, transmeton RTK.

“Ky është propozimi im mbi të cilin bazohet dëshira që serbët të fitojnë diçka dhe, nëse duam që serbët dhe Serbia të fitojnë diçka, koha sa shkon e na humbet”, theksoi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas tij, propozimi i tij është i vetmi real dhe i vetmi që shkon në interes të të dy palëve.

Tutje, lidhur me Kosovën, statusin e saj të sotëm, ai shtoi se “për Kosovën qëndrojnë dy koncepte: ose është krejtësisht serbe, ose e humbur përgjithnjë, duhet pranuar, pra, pavarësinë e saj. Të dyja koncepte kanë pasoja për serbët. E para mund të realizohet vetëm me luftë, që në këto rrethana dhe kushtet gjeostrategjike, tashmë është betejë e humbur. Koncepti i dytë është i humbur, sepse nis përmes asaj që është tanimë e kryer. Në të dyja koncepte, serbët, pra, dalin humbës”./RTK

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here