Daçic këmbëngul: Rusia e mbështet propozimin rreth ndarjes së Kosovës

Kliko per me shume info

Ideja e demarkacionit (ndarjes) në mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin që po zgjat për shekuj me radhë.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke shtuar se për këtë nuk ka shumë kohë .

Kliko per me shume info

Ai ka thënë se ideja e tij për një kompromis është polarizuar dhe tani mund të dëgjohet se ‘Kosova është serbe dhe ajo nuk mund të ndahet dhe se Kosova është e pavarur dhe duhet ta pranojmë realitetin’, transmeton lajmi.net.

“Në të dyja propozimet serbët janë të humbur. Propozimi i parë përfshinë një luftë të cilën ne nuk mund ta fitojmë, tjetri thotë se e kemi humbur Kosovën. Unë jam duke bër përpjekje për të sugjeruar një zgjidhje të përhershme sepse ajo është e bazuar në një kompromis të drejtave historike dhe etnike që nënkupton ndarjes e asaj që është serbe dhe asaj shqiptare”, ka thënë Daçiq.

I pyetur nëse propozimi është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar ai ka thënë se nuk sheh arsye pse të mos pranohet.

“Kosova kurrë nuk të bëhet anëtare e OKB-së pa një marrëveshje me Serbinë. Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme pa një marrëveshje me Serbinë”, ka theksuar ministri i Jashtëm serb.

Sipas tij, Rusia do të mbështes çdo gjë që Serbia propozon pasi ky propozim nuk është për pushtet por për marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar për kishat serbe në Kosovë, bashkësinë e komunave serbe, kompensimin e pronës së uzurpuar. Nëse pranohet ky përcaktim i modelit nuk do të ketë më arsye të luftohet mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka përfunduar Daçiq

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here