Çmimet e kripura në Jug, aktori: 10 ditë në Sarandë të marrin kursimet e vitit

Cmimet në jug të vendit gjatë sezonit turistik ekzagjerojne dhe pushues të shumtë e kanë denoncuar këtë fakt. Pikerisht faturat e kripura tej logjikes, duket se e kanë “nevrikosur” edhe aktorin e njohur Marin Orhanasi.

Ai ka zgjedhur Sarandën për të pushuar, por 10 ditët e pushimit atje duket se i kanë kushtuar sa gjithë kursimet e një viti.

Kliko per me shume info

Nga kalaja e Lëkursit, Marini ka postuar në facebook një faturë me çmime mjaft të kripura.

“Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare. Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë” ka shkruar aktori i Portokallisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here