Çmenden të rinjtë në urban, sulmojnë seksualisht gruan, i shqyejnë rrobat dhe…

Kliko per me shume info

Një video e një gruaje të re duke u sulmuar seksualisht nga një bandë e djemve adoleshentë në një autobus në Casablanca ka shkaktuar zemërim në Marok, duke rigjallur një debat të ashpër rreth dhunës kundër grave në vendin musliman.

Videoja, e cila u postua në mediat sociale të dielën, tregon katër djem duke ngacmuar seksualisht gruan, e duke qeshur i shqyejn rrobat e saj dhe e fyejn atë në arabisht. Gruaja, shihet në lot, duke qarë për ndihmë, ndërkohë që as shoferi i autobusit as ndonjë udhëtar nuk ndërhyjnë.

Kliko per me shume info

Ngacmimi seksual dhe abuzimi i grave është i përhapur në Marok, ku një sondazh kombëtar zbuloi se gati dy të tretat e grave kishin përjetuar abuzim fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik.

Më parë, në gusht, një video që tregon një turmë njerëzish që ngacmojnë një grua të re në një rrugë në Tangier, shkaktoi trazira në media. Të hënën, autoritetet marokene thanë se kishin arrestuar gjashtë djem të moshës 15 deri në 17 vjeç për “implikimin e tyre të supozuar në agresionin e gruas” dhe i kishin vënë nën hetim, shkruan “Independent”.

Ndërsa video nxiti reagim të ashpër në rrjetet sociale ndaj djemve, disa përdorues akuzuan gruan se kishte “provokuar burrat me rroba të pahijshme”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here