Çitaku kërkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Kosovë&Rajon

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, largimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Sipas saj, nuk ka asnjë nevojë që UNMIK të jetë ende në Kosovë. Thekson se të njëjtët nuk kanë ndonjë funksion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot pas 18 vitesh ende jemi këtu për shkak të kësaj rezolute e cila nuk kërkon nga sekretari i jashtëm që të marr raporte nga UNMIKU çdo tre muaj, të bëhemi realist dhe ta përfundojmë këtë mision të UNMIK-ut. Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK të jetë i pranishëm sepse s’ka kurrfarë funksioni pos disa iniciativave të vetëshpikura”, është shprehur ajo.

Ajo ka folur edhe për buxhetin që UNMIK e ka harxhuar në Kosovë. Ambasadorja thekson se sa i përket vetëm buxhetit, mbi 400 milionë dollar janë shpenzuar nga viti 2009 për të mbajtur një mision i cili sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.

Fjalimi i plotë i ambasadores Çitaku:

“I nderuari Zotëri President, Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, I nderuar përfaqësues special i Sekretarit Gjeneral, Zonja dhe Zotërinj.

Jam e kënaqur që jam këtu dhe që iu shoh çdo tre muaj, por më lejoni t’ua rikujtoj pse jemi ne këtu. Me datën 10 Qershor të vitit 1999, rezoluta 1244 ishte adaptuar për qëllim që të zgjidhte situatën humanitare shumë të rëndë që mbizotëronte në Kosovë, dhe të garantonte kthim të sigurt të gjithë refugjatëve në shtëpitë e tyre, pas pasojave të një lufte të tmerrshme dhe një spastrimi etnik. Ju lutem tentoni dhe lexojeni përsëri UNSC 1244 (1999) vetëm për një moment, dhe ju do të humbisni teksa flasim për shtetin që më nuk ekziston – ish Jugosllavinë.

Përderisa UNMIK-u ishte vendosur për një periudhë prej 12 muajve, vazhdoi dhe jo as 12 vite, por edhe sot pas 18 viteve ne jemi këtu shkaku i kësaj rezolute – e cila meqë ra fjala nuk kërkon nga Sekretari Gjeneral të raportojë në Misionin e Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara çdo tre muaj. Prandaj le ta mbajmë këtë reale dhe le t’i sjellim fund UNMIK-ut. Kohërat kanë ndryshuar qysh nga viti 1999. Kosova sot është e lirë dhe një shtet sovran.

Nuk ka asnjë nevojë për UNMIK-un që të jetë i pranishëm, pasi nuk ka asnjë rol, asnjë funksion, përveç disa iniciativave të vetë-zbuluara, që po formohen për të justifikuar ekzistencën e tyre. Më shumë se 36.5 milionë dollarë shpenzohen çdo vit për të mbajtur një mision, mandati i të cilit ka marrë fund para 4 viteve. Imagjinojeni zonja dhe zotërinj, miliona refugjatë rreth e rreth botës, në numrin më të madh qysh nga Lufta e Dytë Botërore – 65 milionë prej tyre, jam e sigurt që milionat e UNMIK-ut mund të vendosen në përdorim më të drejtë.

Është e dhimbshme të harxhosh paratë e taksapaguesve për projekte të pamenduara dhe ripërtëritëse. Në vend që të zvogëlojnë buxhetin e UNMIK-ut dhe të rikthejnë fondet e pashpenzuara për misionet shumë të nevojshme të mbajtjes së paqes, UNMIK-u i investon në panele solare permanente, në një ndërtesë të marrë me qera.

Shtetet anëtare duhet të veprojnë në këtë që është përmendur shumë herë në këtë dhomë të respektuar, në zvogëlimin e misioneve në shumë nivele, dhe sjelljen e tyre drejt fundit. Për më tepër, në një kohë kur bota përballet me sfida dhe kriza serioze në të gjitha kontinentet, ne vijmë këtu dhe marrim kohën tuaj të çmuar, vetëm pse fqinji ynë verior insiston në një maskaradë. Muajin e kaluar liderët e Ballkanit perëndimor u takuan në Trieste për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike mes shteteve tona. Tani, në takimet dhe forumet në Berlin, Kosova është një anëtar i barabartë.

Kur takohemi në Berlin, Vienë apo Paris, Serbia dhe Kosova ndajnë tavolinën e njëjtë si të barabartë, si dy shtete. Flamuri ynë duke qëndruar pranë flamurit të tyre nuk është problem për Serbinë. Pyetja është, pse ata insistojnë në këtë asimetri, në këtë format këtu? Pse kjo ndarje në gjysmë po tolerohet, kur është e çartë se po keqpërdorohet për të projektuar një imazh që nuk është i njëjtë me realitetin? Në fakt, a mund të supozoni çfarë do të ndodhte nesër po të mos mbahej takimi sot? Më lejoni të ju tregoj, asgjë nuk do të ndodhte. Unë e di këtë, kolegët e mi nga Beogradi e dinë këtë, të gjithë e dimë këtë.

Nuk e shoh këtë vetëm të panevojshme, por gjithashtu të papërgjegjshme nga ana jonë, të vijmë këtu dhe t’iu shqetësojmë me debate të panevojshme, në një kohë kur vëmendja kërkohet në sfida dhe probleme reale, ku Kombet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm. Kosova në ndërkohë, me 11 Qershor mbajti për herë të tretë qysh prej pavarësisë zgjedhjet demokratike, dhe këto ishin zgjedhjet më të suksesshme, më konkurruese dhe më paqësore.

Dalja në zgjedhje ishte e lartë sidomos në komunitetin serb. Vëzhguesin ndërkombëtarë kanë vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të Kosovës kanë përmbushur standardet ndërkombëtare, me përjashtim të Kosovës veriore, ku liderët lokalë serb përballeshin me presion e kërcënime, shpesh nga vetë shteti serb. Si në të gjithë proceset demokratike, ne jemi në fazën e krijimit të qeverisë, dhe teksa ne po flasim sot, seanca konstituive parlamentare po vazhdon takimin për të mbërritur kuorumin që të zgjedhë organizmin dhe parlamentin e shtetit. Pavarësisht nga dallimet dhe mospajtimet, të gjitha partitë politikë në Kosovë ndajnë qëllimin e njëjtë, atë të integrimeve Euro-Atlantike, në këtë mund të jeni të sigurt.

Teksa rrugët tona drejtë Bashkimit Evropian janë mbyllur me hyrjen në fuqi të SAA, tani ne jemi të fokusuar më shumë se kurrë në nisjen e një procesi për Partneritet dhe Paqe me Nato-n. Në këtë kontekst institucionet kosovare kanë punuar shumë, së bashku me partnerët tanë për të përmbyllur procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë, në Forca të Armatosura.

Ne për një kohë shumë të gjatë kemi qenë konsumatorë të sigurisë, ne besojmë që është koha jonë për të përmbushur detyrën tonë prej sovrani dhe të themelojmë forcat tona të armatosura, por gjithashtu të kontribuojmë edhe në infrastrukturën regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Sfidat me të cilat përballemi sot janë të pakufishme, dhe ato kërkojnë që ne të punojmë së bashku, krah për krah. Kosova nuk mund të lejojë të jetë një vëzhgues i qetë, ne dëshirojmë të jemi pjesëmarrës dhe kontribuues aktivë. Ne i jemi falënderues Zëvëndës-Presidentit Pence për deklaratën e tij para dy javëve në Podgoricë, në samitin e Kartës së Adriatikut, ku ai shumë qartë e artikuloi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësim në këtë organizatë. Ne do të bëjmë gjithçka nga ana jonë që t’i bindim qytetarët serb të Kosovës se ushtria e Kosovës është edhe ushtri e tyre, dhe nuk ka asgjë se pse të frikësohen. Është kënaqësia ime tu informoj se kemi filluar të korrim frytet e përpjekjeve tona.

Muajin e kaluar me datë 7 Korrik, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar ceremoninë për diplomimin e 61 kadetëve të rinj, 58 serbë të Kosovës dhe 3 Malazezë të Kosovës. Sot ata janë anëtarë aktiv të FSK-së, duke shërbyer në të gjitha njësitë e FSK-së. Përderisa ne do të flasim me banorët tonë serb duke iu drejtuar të gjitha shqetësimeve të tyre, ne nuk do të lejojmë askënd ta ketë fuqinë e veto-s mbi këtë proces.

Gjatë muajve të kaluar, ne jemi përballur me një qëndrim shumë agresiv dhe jokonstruktiv të fqinjëve tonë nga veriu. Në vend që të normalizojnë lidhjet, Serbia ka krijuar pengesa të panevojshme në forume të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Mos të përmendim shkeljen mbi implementimin e marrëveshjes së Brukselit, disa prej të cilave janë bllokuar tërësisht, si në energji, drejtësi dhe njohjen e diplomave. Të tjera janë penguar në faza të ndryshme të implementimin si marrëveshja mbi kadastër, mbrojtja civile, revitalizimi i urës në Mitrovicë, revitalizimi i rrugës kryesore në Mitrovicën e Veriut, çmontimin e plotë të strukturave paralele që janë në Kosovë e të tjera. Sabotimet vazhdojnë, dhe gjëja që brengos më së shumti është dualizmi i Serbisë në implementim, teksa vazhdon të pretendojë se po implementon marrëveshjen, dhe vazhdon të përkrahë strukturat paralele në Kosovë, duke përfshirë edhe komunat ilegale në veri dhe pjesë tjera të Kosovës.

Ne gjithmonë flasim për normalizimin, por normalizimi nuk mund të jetë i njëanshëm. Normalizimi dhe pajtimi nuk mund të arrihen duke harxhuar të vërtetën dhe drejtësinë.

Një nga veprimet e fundit të turpshme të Serbisë ishte ndalimi i vizitës së ish-presidentes Atifete Jahjaga në Beograd për të qenë pjesë e një ngjarje, që kishte për qëllim që t’i jepte shtytje dialogut mes dy shteteve. Zonja Jahjaga do të ishte pjesëmarrëse e një promovimi të librit, që përmban dëshmi nga gra të torturuara dhe dhunuara gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Pranimi i së vërtetës për krimet e luftës në Kosovë është mënyra e vetme se si dy shoqëritë mund të lëvizin para. Pasi presidentja Jahjaga nuk kishte mundur të lexonte fjalimin e saj në Beograd, unë dua ta lexoj një pjesë të tij këtu: “Historitë e prezantuara në libër nuk janë vetëm histori torture dhe abuzimi, ato janë histori të një torture më mizore. Këto janë histori se si dhunimi është përdorur si vegël e luftës, këto janë histori të një vërtete që tentohet të fshihet e të groposet.

Ndër vite, unë kam takuar me qindra të mbijetuar të sulmeve seksuale gjatë luftës, në pjesë të ndryshme të vendit tim. Me kujdes e durim, kam dëgjuar të gjitha historitë e tyre, kam qarë me ata që kanë pasur nevojë të qaj me ta, dhe kam qëndruar e fortë për ata që kanë pasur nevojë të jem e fortë. Kam dëgjuar histori për një femër nga regjioni i Drenicës e cila ishte dhunuar nga shumë persona të paramilitarëve serb për 6 muaj të tërë.

Kam folur me një grua në Gjakovë trupi i të cilës ishte gjymtuar gjatë kohës që ajo ishte dhunuar. Së fundmi kam takuar një fëmijë të një të dhunuare nga lufta, e cila ka vdekur pa pranuar drejtësinë që ka shpresuar për shumë e shumë vite. Vërtet shpresoj që ta lexoni këtë libër, ndajeni me shokët dhe familjen, kërkoni nga qeveria juaj të dënojë keqbërësit, dhe thërritni për pajtim me fqinjët tuaj. Nuk duhet të lejojmë askënd të na mbajë peng të së kaluarës.

Viktimat e këtyre krimeve nuk do të mund të gjejnë paqe përveç nëse kriminelët që i kanë bërë ato sillen para drejtësisë. Ky është një parakusht për një paqe të gjatë, marrëdhënia të mira fqinjësore dhe të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. E ardhmja e vendeve tona qëndron në duar tona, le të jetë një e ardhme e pajtimit dhe paqes” Zonja dhe zotërinj Në dy ditët e fundit një debat i ri ka nisur në Serbi, një nisur nga presidenti serb duke kërkuar një “marrëveshje historike” mes Serbisë dhe Kosovës, duke thirrur për një kompromis.

Propozimi i Ahtisarit ishte një kompromis i vështirë dhe i dhimbshëm, tani befasisht kompromisi është bërë situata jonë? Kjo nuk do të qëndrojë. Duke rishikuar idetë për zgjidhje përreth vijave etnike është e rrezikshme për tërë rajonin. Nëse refuzojmë multi-kulturizimin dhe diversitetin etnik mes dy shteteve tona, midis dy kufijve tonë, atëherë si mendojmë ne të ekzistojmë së bashku me Bashkimin Evropian, në një botë të pavarur dhe të lidhur. Më lejoni t’ua them qartë dhe me zë të lartë, Kosova nuk është projekt i përkoshëm, Kosova është këtu të qëndrojë përgjithmonë. Normalizimi dhe pajtimi nuk mund të arrihen përmes ndarjes dhe nënshtrimit. Zonja dhe zotërinj Ky debat nuk mjafton për të treguar si është Kosova sot, Kosova është një vend në zhvillim ku të rinjtë tonë dallohen në fusha të ndryshme çdo ditë. Muajin e kaluar gjashtë nga të rinjtë tonë, tre vajza dhe tre djem ndërtuan veturën e parë elektrike evropiane në Gjakovë, Ky shembull i jashtëzakonshëm i talentit nuk na bën vetëm ne krenarë për të rinjtë që kemi, por ata përmes zbulimeve të tyre po edukojnë pjesën tjetër për një ndërgjegjësim për të përdorur veturat elektrike dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe zhurmën e trafikut.

“E ardhmja nuk është e shurdhër” për kosovarët, ashtu sugjeron edhe ngjarja më e madhe kulturore, Dokufest. Dokufest morri pjesë javën e kaluar në vendin e bukur të Prizrenit. Kosova nuk ka shkollë filmi, por është nikoqire e një nga festivaleve më të mira të Dokumentarit dhe Filmit në botë. Kjo është prova më e mirë për të treguar potencialin që po rritet çdo vit, duke sjellë njerëzit së bashku, duke punuar jo vetëm me producentët dhe artistët më të mirë nga rajoni, por edhe nga e gjithë bota – duke sjellë Kosovën aty ku i takon. Ju faleminderit”

ME TE LEXUARAT