Ndëshkohet nga Panucci, por nuk ndalet. Cikalleshi firmos me klubin e ri

Kliko per me shume info

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi nuk ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë pasi i është dashur të firmosë kontratën e re me klubin e Osmanlispor. Bomberi këmbëmajtë nuk po gjente hapësirat e dëshiruara te Bashakshehiri dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në një tjetër klub, po në kampionatin turk.

Mësohet se kavajsi i kishte njoftuar trajnerin e kombëtares Christian Panucci-n se do t’i duhej të udhëtonte disa orë me vonesë drejt Shqipërisë, por kjo ka qenë e papranueshme për italianin i cili e ka përjashtuar kavajasin, duke mos i dhënë mundësinë të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme, atë kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Kliko per me shume info

Momentalisht Osmanlispor nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin turk, pasi pas 3 javësh ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Gjithsesi me përforcimin klubi shpreson që gjërat të shkojnë më mirë dhe pse jo të marrin fitoren e parë pas 2 javësh kur të luajnë kundër Goztepe.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here