Trafikantët shqiptar lënë çantat me drogë dhe ia mbathin sapo shohin Policinë në Kakavijë

Kliko per me shume info

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa ne Kakavije, por trafikantet kane mundur t’i shpetojne policise.

“Më datë 29.08.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër në shtratin e lumit DRINO, në drejtim të postës së vjetër Kakavije, në vendin e quajtur “Shelgu”, kanë konstatuar 2 persona, të cilët transportonin dy çanta dore ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike”- njofton policia.

Kliko per me shume info

Mesohet se shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar. Por të dy shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

“Në brendësi të çantave kishte dy pako në formë cilindrike me lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 16 kg. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here