Çanta e braktisur, alarm për bombë tek ’21 dhjetori’, e moshuara: E harrova unë

Aktualitet

Një çante e braktisur në mes të rrugës në zonën e ’21 dhjetorit’ ka alarmuar policinë e Tiranës. Pas telefonatës së mbërritur në qendrën operative, forcat policore të komisariati nr.2 u nisën drejt vendit të ngjarjes. Në vendngjarje shkuan edhe njësia anti-eksploziv, si dhe RENEA. Pas kontrollit të njësisë anti-eksploziv, rezultoi se në cantë nuk kishte asnje lendë të rrezikshme.

Për të parandaluar çdo situatë, policia rrethoi zonën përqark, duke bllokuar edhe kështu qarkullimin e mjeteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fakti që çanta ishte lënë në mes të rrugës, sipas policinë, nuk mendohej se brenda saj mund të kishte lëndë të rrezikshme, si eksploziv. Por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në disa shtete europiane, pas akteve terroriste, policia e Tiranës ndërmori një sërë masash sigurie.

Pas hetimeve u zbulua se çanta i përkiste një gruaje të moshuar, e cila e kishte harruar në rrugë. Ka qenë vet e zonja e çantës që kishte marrë në telefon policinë, pasi kishte dëgjuar për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT