Detajet/ Zbulohet plani i dy bullgarëve, pse do vendosnin kamera në bankën e Sarandës

Kliko per me shume info

Tre ditë pasi tentuan të vidhnin bankomatin e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Sarandës, zbulohen të tjera detaje për dy bullgarët, Aleksandros Doan, 46-vjeç dhe Mihaill Karaxhanov, 29-vjeç, të cilët u lanë në burg nga gjykata.

Ata të dy pranuan para sallës së gjyqit se nuk kishin qëllim të vidhnin bankomatin e bankës por të dhënat e kartave të klientëve për t’i përdorur më pas në tërheqje me karta të klonuara.

Kliko per me shume info

BalkanWeb mëson mënyrën që kishin përdorur dy grabitësit bullgarë për të çuar përpara misionin e tyre. Ata kishin hapur në murin e bankës së nivelit të dytë vrima deri më 3 mm, brenda të cilave kishin si qëllim të montonin kamera të vogla që të filmonin kodet e kartave të klientëve.

Nga hetimet rezulton se dy bullgarët po silleshin para bankomatit sikur të ishin klientë, duke mos u shqetësuar as nga prezenca e njerëzve në lokalet aty pranë apo nga kalimtarët, edhe pse të paktë në numër për shkak se ngjarja ndodhi rreth orës 06.00 të mëngjesit. Me vete mbanin një trapan.

Një polic, ka thënë në sallën e gjyqit që nuk beson se bëhet fjalë për dy persona amatorë duke u nisur edhe nga veprimet e tyre.

Aleksandros Doan deklaroi në sallën e gjyqit se punonte në profesion të lirë, ndërsa Mihaill Karaxhanov vazhdonte ende studimet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here