Vrasja e gjyqtares në Tiranë, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së re të Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë!

Kliko per me shume info

Majlinda Bregu gjithashtu ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares, nga ish- burri i saj.

Përmes një statusi në FB, ish- deputetja demokrate i drejtohet Etildës, ministrës së re të drejtësisë të bëj dicka.
STATUSI I BREGUT
Ka dale nga burgu me amnisti ne 2016?!
Është dënuar për dhune ne familje, ka tentuar ta vrase ne 2015 dhe lirohet ne 2016 për ta vrare nënën e tre fëmijëve ne 2017?!

Kliko per me shume info

Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!
Urdhra mbrojtje te mohuara, te dhëna e te paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurore pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues!
Beni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin qe kanosjen me arme te atij qe vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbajtje pa leje!
Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin me makabër qe po shfaros gra e nena përditë!
Lëviz Etilda!
Kërko të të japin llogari qysh ditën e parë pa u zbardhur mirë dita të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohen e apelimit, ekspertet pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentativën për vrasje e për me tepër ndaj nënës së fëmijëve!
Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!
Nuk i mbron dot urdhri i mbrojtjes nëse nuk ashpërsohen vendimet kundër dhunuesve!
Nuk mbrojti dot as një nene gjyqtare! Nuk funksionoi drejtësia as për të bërë drejtësi për një grua e cila gjyqtaret që duhet të bënin seancën për një vepër te kryer ne kushtet e flagrancës e kishin kolegë!!!
Po vrasin gratë e nenat përditë e ditën për diell! Dhe po bëhet kaq e zakontë sa as ndjeshmëri as përgjegjësi nuk po mban askush! Kjo është luftë! Në luftë o vritesh, o të vrasin!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here