Reagimi/ “Nëse bllokohet reforma në drejtësi, qeveria bie për tre muaj”

Kliko per me shume info

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot zbatimin e reformës në drejtësi.

Duke ju përgjigjur interesit të komentuesve se përse ai është i bindur në suksesin e saj, Ngjela thotë se reforma ka mbështetjen e SHBA dhe faktorëve proprendimor.
Ai thotë se asnjë qeveri nuk mund të rrijë më shumë se 3 muaj në pushtet, nëse bllokohet reforma në drejtësi.

Kliko per me shume info

Postimi i Ngjelës në Facebook:

Janë të shumtë ata që më pyesin: ku e ke garancinë ti kur thua se vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të bëhet, kur nga ajo reformë cënohet thuajse e gjithë kjo klasë politike?
Natyrisht që të gjithë ju që keni shprehur këtë rezervë keni të drejtë.
Por unë jam i sigurt kur them se e di më siguri të plotë që, nëse kjo klasë politike nuk e vazhdon Reformën, ose e bllokon atë, Amerika është e vendosur që të ushtrojë embargo absolute mbi Shqipërinë.
Brenda kësaj, asnjë qeveri në Shqipëri nuk mund të qëndronte dot në pushtet me shume se tre muaj.
Reforma është e sigurt; dhe dorëzimi i gjësë së vjedhur është i sigurt: një nga një e që të tërë do t’i dorëzohen vetingut.
Nuk ka fuqi askush t’i kundërvihet.
Kështu tha dhe Saliu në vitin 1997, kur bllokoi politikën amerikane në favor të Beogradit dhe kundër bombardimeve në favor të Kosovës: por shqiptarët e bënë copë-copë me tre apo katër emisione të Zërit të Amerikës.
Embargoja dhe Zëri i Amerikës, janë edhe më të vështirë për t’u përballuar.
Prandaj:
Rrini të qetë – Reforma në Drejtësi ka filluar, atë nuk e ndalon dot më asgjë dhe askush…

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here