Bllokohet Morina, 40 mijë kosovarë brenda ditës për plazh në Shqipëri

Në orët e para të mëngjesit nga ora 04:00 deri në 07:00 kanë kaluar kufirin e morinës mbi 20 mijë automjete me mbi 40 mijë qytetarë kosovarë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Fatmirësisht në doganë edhe pse pati fluks të lartë nuk kishte pritje të gjata, ndërsa policia kufitare ka rritur numrin e punonjësve, raporton shekulli.

Kliko per me shume info

Nisur nga fluksi i lartë dhe kolona e mjeteve përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, policia kufitare dhe ajo rrugore po punojnë për të përballuar fluksin. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here