Biznesmeni sarandiot arrestohet, ja çfarë i gjeti policia në biznesin e tij

Kliko per me shume info

Një biznesmen është arrestuar nga policia e Sarandës pasi i janë gjetur mallra kontrabandë në supermarketin e tij.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Shaqir Halo. Në vijim të punës që Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vazhduar për vënien përpara ligjshmërisë shtetasit të cilët kryejnë vepra penale lidhur me Tregëtimin dhe transportimin e mallrave që janë kontrabandë dhe Fshehjen e të ardhurave, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasin: Shaqir Halo, 43 vjeç, banues në Delvinë, njofton policia.

Kliko per me shume info

Shtetasit të lartëpërmendur gjatë një kontrolli që i është ushtruar në supermarketin e tij, në lagjen ”Nr.4”, Sarandë, i janë gjetur dhe i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me produkt ushqimor (qumësht) me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të papjisura me dokumentet përkatëse për tregëtimin apo marketingun e këtyre produkteve.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale të parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here