Biznesmeni grek nuk ka para për punonjësit, e pabesueshme me cfarë i paguan

Kliko per me shume info

Nuk është normale, por është një ngjarje e vërtetë. Një biznesmen grek, në një zonë të bashkisë së Ilidas të gadishullit të Peloponezit është arrestuar pasi ka paguar katër të punësuarit e tij me hashash.

Ngjarja është zbuluar kur autoritetet policore kanë arrestuar 4 pakistanezë të moshave nga 25 deri 29 vjeç që punonin në kultivimin e piperit dhe u kanë gjetur 215 gram hashash.

Kliko per me shume info

Të pyetur se ku e gjetën lëndën narkotike, ata janë përgjigjur se ishte pagesa për katër ditë pune dhe se ata kishin pranuar pasi edhe në të kaluarën kishin blerë te punëdhënësi i tyre sasi hashashi për përdorim vetjak.
Menjëherë organet policore kanë arrestuar 48-vjeçarin grek, i cili ka pohuar se u ka dhënë hashash katër pakistanezëve, jo si pagë për punën e tyre, por si dhuratë.
Sipas policisë së Ilidhas, 48-vjeçari ka një dosje të mbushur penale sidomos për sa i përket shkeljes së ligjit të trafikimit të lëndëve narkotike./Top Channel

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here