Bilanci i terrorit në Barcelonë: 13 të vdekur e 80 të plagosur

Kliko per me shume info

Sipas bilancit te fundit zyrtar, të paktën 13 persona humbën jetën ndërsa 80 të tjerë u plagosën pasi një furgon përplasi një grup kalimtarësh të cilët ndodheshin në qendër të Barcelonës, në zonën e famshme turistike Las Ramblas.

Presidenti i Katalonias konfirmoi në një konferencë prë median se dy persona janë arrestuar ndërsa 80 persona janë në spital. Pak minuta pas sulmit në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Aamaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”.

Kliko per me shume info

Furgoni ka ecur me shpejtësi në zonën e këmbësorëve duke marrë para njerëz ndërsa dhjetra të tjerë u fshehën nëpër dyqane e lokale.

Hetimet u perqendruan tek nje sulm terrorist. Mediat spanjolle raportojnë se nje dyshuar i përfshirë në sulmin terrorist është vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në periferi të qytetit.

Dëshmitarët thanë se kamioni përplasi njerëzit përpara se të ndalonte e më pas shoferi i kamionit zbriti dhe u largua në këmbë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here