Bilanci i policisë/ 5 të arrestuar dhe 39 të tjerë iu refuzua dalja nga Shqipëria

Aktualitet

Policia Kufitare Rinas për muajin gusht ka bërë bilancin në lidhje me fluksin e shqiptarëve dhe shtetasve të huajë qe kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ynë gjatë muajit gusht.

Puna e uniformave blu është fokusuar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku ka patur refuzime të shqiptarëve që kanë kërkuar të dalin jashtë kufirit apo dhe arrestime për falsifikime të dokumenteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27.345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.

Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.

Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale "Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave".

Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:

-39 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit Gusht.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t'u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

ME TE LEXUARAT