Bilanc lufte nga aksidentet, një i vdekur e 9 të plagosur brenda ditës

Kliko per me shume info

Rikthehet bilanci tragjik i aksidenteve. Një 38-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik, ku mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës në Thumanë te Krujës.

Ndërkohë në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec, te Ura e Shtrezës, një makinë tip “Opel” ku udhëtonin katër femra dhe një vajzë 3 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Kliko per me shume info

Të gjitha pjesëtarë të një familje nga zona e Shishtavecit, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze për jetën.

Njoftohet se edhe në segmentin Kukës-Kalimash, në afërsi të Tunelit të Kalimashit një motor është përplasur me trafikndarësen, ku për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.