Bibliotekat në vend në mëshirë të fatit, bie në mënyrë drastike frekuentimi i tyre

Aktualitet

INSTAT ka publikuar numrin e frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend, duke vënë në pah një rënie drastike.

Sipas tyre numri i frekuentimeve është përgjysmuar në tremujorin e dytë të vitit, në 26 mijë, nga mbi 50 mijë që kishte qenë në tremujorin e dytë të vitit 2016.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo tendencë rënëse ishte vërejtur qartë edhe në tremujorin e parë, kur numri i frekuentimeve ra me 31%.

Efektet e epokës dixhitale po reflektohen qartë në frekuentimin e bibliotekave. Rritja e aksesit në informacion përmes internetit e bën më pak të domosdoshëm frekuentimin e bibliotekës, të paktën për një pjesë të mirë të publikut.

Megjithëse ka më pak lexues në biblioteka, jeta kulturore duket se ka qenë më intensive për sa i takon institucioneve të tjera kulturore.

Kështu, gjatë tremujorit të dytë ka një rritje të ndjeshme të vizitave në muze, monumente kulture dhe parqe arkeologjike. Por, natyrisht kjo i detyrohet më shumë shtimit të numrit të turistëve të huaj, sesa dyndjes së vetë shqiptarëve.

E dukshme është një rritje e numrit të spektatorëve në shfaqjet kulturore dhe teatrore.

Sipas INSTAT, numri i spektatorëve në Teatrin Kombëtar është dyfishuar, ndërsa në Teatrin e Operës dhe Baletit është rritur me dy herë e gjysmë ndaj tremujorit të dytë të vitit të kaluar./scan

ME TE LEXUARAT