Berisha apo Strakosha, kush do të jetë gardiani kuqezi? Panuçi në një detyrë të vështirë

Sport

Panuci është përballë një zgjedhje shumë të vështirë.

Në kampionatin italian do të ketë çfarë të shohë në fundjavë, sepse dy portierët e ekipit që drejton do të jenë titullarë. Njëri me Atalantën dhe tjetri me Lacion (pa harruar Alban Hoxhën). Madje, jo vetëm që pritet të luajnë rregullisht, por edhe të jenë protagonistë me ekipet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhani De Biazi e pati më të lehtë zgjedhjen, sepse në momentin që ftoi Strakoshën, Berisha ishte i pezulluar. Ai u largua nga Kombëtarja pa e bërë “zgjedhjen” e tij, por me diplomaci tregon.

“Duhet të luajë ai që është në formë më të mirë, ai që tregon siguri në stërvitje dhe është i aftë psikologjikisht për të përballuar sfidën e radhës”, tha De Biazi për “Panorama Sport” në intervistën e fundit.

ME TE LEXUARAT