Bëri gjoksin operacion tek Spitali Amerikan, pagoi 7500 euro, pacientja "sheh tmerrin me sy"

Aktualitet

Një mjek turk, kirurg plastik në spitalin Amerikan, subjekt privat në Tiranë, u dënua me 1 vit burg nga gjykata për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”. I pandehuri Hakan G. u fajësua për operacionin e kryer në dhjetor të vitit 2011 ne Spitalin Amerikan me nderhyrje tek një femër, që kishte kërkuar zmadhim të gjoksit dhe heqjen e rrudhave e dhjamit në pjesën e barkut.

Ndërhyrja estetike e kryer nga mjeku turk ne Spitalin Amerikan, për të cilën pacientja ka paguar 7500 euro, jo vetëm që nuk e ka zbukuruar pacienten G. B., por i ka sjellë asaj probleme të rënda shtëndetësore dhe humbje e përhershme në 25 për qind të aftësisë për punë. Procesi gjyqesor ndaj mjekut Hakan G., i cili u gjykua pa masë sigurimi. Gjyqi nisi në maj 2015 dhe përfundoi në ditët e para të qershorit 2017. Në të njëjtin vendiem gjykata i hoqi atij të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 2 vjecare. E pandehur ne kete proces ka qene edhe mjekja Rezarta K, per te cilen gjykata vendosi pushimin e akuzës, pasi ndjekja penale ndaj saj nuk duhet të vazhdonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni ne gjoks

Sipas dokumenteve gjyqesore, në 21.12.2011 shtetasja G. B. është nënshtruar një trajtimi kirurgjikal në spitalin privat në Tiranë, Spitali Amerikan, në pjesën e gjoksit dhe të barkut ku nëpërmjet këtij operacioni kërkonte të zmadhonte gjoksin dhe të bënte tërheqje të lëkurës në zonën e barkut. Sipas saj, që nga koha kur ajo është operuar ka patur probleme të rënda shëndëtësore si rezultat i operacionit të kryer. Gjate hetimit eshtë administruar kopje e kartelës së kësaj shtetaseje prane Spitalit Amerikan si dhe është marrë deklarimi i të dëmtuarës ku deklarohet se, për një vit rresht gjëndja e saj nuk është përmirësuar, por i janë shkaktuar dëmtime të rënda fizike si rezultat i operacionit të bërë nga ana e mjekut Hakan G. Nga deklarimi i shtetases G. B. ka rezultuar se, mjekët Hakan G. dhe Rezarta K. i kanë kryer asaj një vizitë. E kanë pyetur se çfarë ndërhyrjesh ishte e interesuar të bënte. Ajo u ka thënë që donte të operonte barkun dhe të zmadhonte gjoksin. Sipas saj, mjeku turk i ka shpjeguar se, është e mundur që këto ndërhyrje kirurgjikale të realizoheshin njëherazi dhe doktori turk i ka premtuar se, rezultati i operacionit do të ishte i shkëlqyer. Duke qënë se, doktori që i kishte premtuar ishte dhe ai që do të bente nderhyrjen i ka shpjeguar se, shpenzimet për operacionin ishin 3900 euro për barkun dhe 3500 euro për gjoksin. Duke u bazuar tek parashikimet e mjekut, premtimet e tyre kallëzuesja ka vendosur të kryente operacionin më datë 21.12.2011. Duke u nisur nga premtimi i mjekut që ajo do të rregullohej nga pamja e jashtme shume mirë ajo ka vendosur që të bëjë operacionin duke rënë dakort edhe për pagimin e shumës perkatëse.

Më datë 21.12.2011, kallëzuesja është paraqitur tek spitali privat Amerikan në orën 08.00. Aty ajo ka takuar kordinatoren dhe bashkë me të ka firmosur disa letra që ajo ia ka dhënë, por që G. B. nuk i ka lexuar. Rreth orës 11.00 ka hyrë në operacion dhe ka dalë nga operacioni rreth orës 19.00. Më pas ajo ka qëndruar 4 ditë e shtruar në spital. Në momentin që i ka dalë narkoza ka ndjerë dhimbje të madhe tek pjesa e barkut dhe e gjoksit. Mjeku i cili kishte bërë nderhyrjen doktori turk Hakan G. i ka shpjeguar se, ishte normale që të kishte dhimbje. Pas 4 ditësh ajo ka dalë nga spitali Amerikan, megjithëse nuk ishte e zonja të ngrihej në këmbë, por i kanë thënë që është normale dhe duhet të largohej ose duhej të paguante spitalin çdo natë 80-120 Euro. Duke qenë se ishte keq ajo sqaron se, dy ditë ka qëndruar me forcë, pasi plaga i rridhte gjak, ndërkohë mjekët i thoshin se ishte normale.

Shkoi e shendoshë, doli me dy tuba

G. B. deklaruar se mjekët i kishin vënë dy tuba, me një prej të cilëve urinonte dhe tjetri ishte për të nxjerrë gjakun që grumbullohej në plagë. Ditën që ka dalë nga spitali i kanë hequr tubin e kanalit të urinës. Ajo ka paguar 7500 Euro dhe më pas është larguar nga spitali. Gjëndja e saj ishte e keqe pasi kishte shumë dhimbje dhe barku ka filluar t`i infektohej. I ka telefonuar doktoreshë Rezartes dhe i ka treguar që kishte dhimbje dhe ajo i ka thënë se, duhej të bënte durim pasi ishte normale. Pas katër ditësh ka ardhur përsëri në Tiranë, pasi plaga i ishte hapur.

Perseritja e operacionit

Pasi ka vajtur tek spitali privat Amerikan e kanë pritur dy doktrorët që e kanë operuar. Ata e ka futur sërish në sallën e operacionit dhe e kanë operuar përsëri, operacion i cili zgjati tri orë. Kësaj radhe ka qëndruar në spital vetëm një natë. G. B. është kthyer përsëri në qytetin e saj në jug të vendit dhe ka qënë në të njëjtën gjendje me dhimbje të forta dhe rrjedhje gjaku. Ka ndenjur e shtrirë një muaj pa lëvizur nga krevati. Ndërkohë që vazhdimisht ka telefonuar spitalin Amerikan për shqetësimet që kishte. I ka shpjeguar doktoreshës që dhe gjoksin nuk e kishte normal. Është ngritur në këmbë mbas tre muajve dhe për shkak se i duhej të bënte disa dokumenta për leje qëndrimi në Itali ka shkuar atje. Për një vit e 3 muaj në vijim ajo ka qenë e paaftë për punë, për shkak të kësaj ndërhyrje që i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore dhe mund t`i rrezikohej jeta në rast se, nuk kryen ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Kur është kthyer tek spitali privat, mjekët nuk i kanë dalë më në takim.

ME TE LEXUARAT