“Po e provove njëherë…”, Ilda Bejleri provokon Mavrajn, por përgjigjia e futbollistit e lë me gisht në gojë

Kliko per me shume info

Ilda Bejleri mundohet të fusë në siklet Mërgim Mavrajt, por në fund merr një përgjigje epike nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Gazetarja e “Supersport”, Ilda Bejleri, ka publikuar dje në “Instagram” një bashkëbisedim argëtues nga hoteli ku është grumbulluar Kombëtarja në kryeqytet.

Në videon e saj shfaqej ndërsa thumbonte Mërgim Mavrajn rreth temës së shiritit të kapitenit në Kombëtare. E gjitha ka ndodhur pas konferencës për shtyp, kur Bejleri bashkë me mesfushorin e Kombëtares, Eros Grezda, shkoi të takonte Mavrajn, që ndodhej në hollin e hotelit, i shoqëruar nga Jahmir Hyka.

Kliko per me shume info

NGACMIMET

“Çfarë u bë me shiritin e kapitenit Mërgim?”, pyet Bejleri Mavrajn, ndërsa mbrojtësi i përgjigjet me humor gazetares. “Rrobaqepësja e ka. Po e punon akoma për dorën e Ansit (Agollit). Unë e kam dorën e gjerë”, thotë me të qeshur lojtari nga Istogu. Mirëpo, nuk ka vonuar edhe provokimi i radhës i Bejlerit.

“Kur e provon një herë, kam përshtypjen se e kërkon prapë…”, tha ajo. Mavraj përgjigjet përsëri me shumë humor. “E kisha të premten e kaluar, gabova dhe mora kartonin e kuq. Tani më ka dalë nga qejfi”, ishin fjalët e futbollistit mes të qeshurave të të dyve.

Në këtë moment, gazetarja e “Supersport” largohet nga tavolina ku qëndronin Mavraj dhe Hyka, për të biseduar më pas me Eros Grezdën dhe Odise Roshin, që ndodheshin gjithashtu në hollin e hotelit.
Mirëpo, në momentin kur Ilda po largohej, Mavraj thumboi gazetaren, duke i dhënë përshtypjen se nuk e njihte aspak dhe për më tepër duke i përmendur kolegen, që gjithashtu është e një profili, pikërisht sportive. “Ike? OK, Vilma ciao. Ti je Vilma apo jo, se unë atë njoh si gazetare sportive”, i ka thënë Mavraj duke iu referuar moderatores së emisionit “Gol pas goli” në “Supersport”, Vilma Masha./panorama/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here