Barcelona shpall nënshkrimin me ish-lojtarin e Real Madridit

Kliko per me shume info

Twitter-i i Barcelonës u hutua në orët e hershme të së mërkurës në mëngjes, me klubin katalanas që “shpalli” nënshkrimin e Angel Di Maria nga PSG.

Lajmi i fundit nga Blaugranët, siç të martën klubi njoftoi, ishte padia ndaj Neymar, pasi pretendohet se braziliani dështoi të përmbushë marrëveshjen e tij me ekipin. Mirëpo, gjërat u përkeqësuan më vonë, pasi llogaria zyrtare e klubit në Twitter dërgoi një mesazh, duke thënë: “Mirë se vini Angel Di Maria te FC Barcelona!” Gjatë orës tjetër, “tweetat” do të zhdukeshin dhe do të rishfaqeshin në afatin kohor të Barcelonës, pas një beteje midis hakerëve dhe administratorëve të llogarisë së klubit.

Kliko per me shume info

Më vonë, klubi katalanas sqaroi me një “tweeted”: “Llogaritë tona janë hakuar sonte, ne jemi duke punuar për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për durimin tuaj.” Hakimi i llogarisë u pretendua nga “OurMine”, një grup arabo-saudit që, gjithashtu, ka hakuar llogarinë e Facebook të CNN dhe llogaritë në Twitter të Netflix, Marvel dhe CEO-it të Facebook, Mark Zuckerberg, midis shumë të tjerëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here