Barcelona një lajm të mirë tifozëve, braziliani është nisur drejt Spanjës

Sport

Phillip Coutinho ëstë nisur drejt Barcelonës!

Mësohet se pas shumë spekulimeve dhe lajmeve të pafund, numri 10 i të kuqve sipas mediave angleze është duke fluturuar drejt Katalonjës për të firmosur kapitullin e ri të karrierës së tij me skuadrën “blaugrane”. Barcelona ka tentuar përgjatë gjithë verës për të bindur Liverpul, por u donin orët e fundit të merkatos që dy klubet të binin dakord.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga oferta e parë që kapte shifrat 90 mln euro, për brazilianin mësohet se gjuha e përbashkët është gjetur mbi bazën e 150 mln eurove.

Coutinho ditë më parë kishte kërkuar zyrtarisht të largohej nga Liverpuli drejt Barcelonës ndërsa sot është e tij është duke u bërë realitet. Klubi spanjoll me këtë investim kap shifra marramendëse në këtë merkato vere ku për dy lojtarë, Dembele dhe Coutinho, ka shpenzuar 300 mln euro.

ME TE LEXUARAT