Avioni i Iranit afrohet me shpejtësi, alarmohet ushtria amerikane

Kliko per me shume info

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se një avion pa ekuipazh i Iranit është afruar 30 metra nga një aeroplani luftarak amerikan, ndërkohë që ai përpiqej të ulej në një aeroplanmbajtës në Gjirin Persik.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Bill Urban, tha se incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

Mësohet se bombarduesi amerikan po përgatitej të ulej në aeroplanmbajtësin, USS Nimitz.

Sipas tij, kjo ishte ndërhyrja e 13-të “e pasigurt dhe joprofesionale” ndërmjet forcave detare amerikane dhe iraniane gjatë këtij viti.

Urban theksoi se bombarduesi amerikan ka fluturuar mbrapsh ” për t’u larguar nga droni iranian.

Në muajin korrik, një luftanije patrulluese amerikane është lëshuan të shtëna paralajmëruese kundër një anijeje të gardës Revolucionare të Iranit në Gjirin Persik./Arbresh

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here