Autobusi me turistë del nga rruga, bie në humnerë në Maqedoni, dhjetëra të plagosur

Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veles të Maqedonisë, ku një autobus ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka përfunduar në një humnerë.

Sipas mediave maqedonase, autobusi është me targa të Greqisë dhe dyshohet se në të udhëtonin turistë. Mësohet se nga aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘Kulla’.

Kliko per me shume info

Nga aksidenti janë plagosur 20 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin rrugor Veles-Katllanovë. Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here