Autobusë elektrikë, Veliaj: Në shtator nis testimi në rrugë

Aktualitet

Autobusët elektrike mund të jenë një realitet mjaft i afërt për Tiranën. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të nisë testimin se si do të funksionojnë mjetet elektrike të transportit publik.

“Po investojmë tek rrugët, por edhe tek mjetet e reja të transportit. Sapo kemi konfirmuar që këtë vjeshtë Tirana të jetë qyteti ku do të testojmë autobusët elektrikë për herë të parë, për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave tona. Me të kaluar me sukses periudhën e testimit do të bëjmë porositë për t'u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti”, tha Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veliaj ishte në Mushqetë të Kërrabës, ku bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e rrugëve të brendshme. Investimet në infrastrukturë në fshatrat që shtrihen përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan vijnë edhe si një përgjigje e Bashkisë së Tiranës për të amortizuar kostot që solli ndërtimi i autostradës për këtë zonë.

“Patjetër që jemi të gëzuar që qeveria qendrore po bën autostradën Tiranë-Elbasan, shkohet më shpejt nga Tirana në Elbasan, por kjo vjen edhe me një risk, që i kthen shumë prej fshatrave dhe vendbanimeve përreth autostradës në xhepa. E vetmja mënyrë se si mund ta shmangim këtë është që të vazhdojmë me këtë buqetë investimesh në të gjitha rrugët kapilare, pra nga akset kryesore në fshatra dhe në lagjet e tyre, që e bën më të vizitueshme, që rrit vlerën e pronës, që fton njerëz nga Tirana o për të konsumuar një vakt, o për të blerë produkte bujqësore, o për t'u argëtuar në natyrë, me hiking, me ekskursione të ndryshme. Kjo është e vetmja mënyrë se si i garantojmë të ardhme kësaj zone”, shtoi Veliaj./TCH/

ME TE LEXUARAT