Athina kërcënon për Himarën. Reagon edhe “Demokracia e Re”

Kliko per me shume info

Diplomacia greke ka reaguar me anë të një paralajmërimi të rrepte ndaj vendimit të autoriteteve vendore në Himarë, në lidhje me planin urbanistik të miratuar një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas, i cili e ka quajtur shkelje këtë vendim, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Tirana, në këtë mënyrë minon integrimin e saj europian.

Kliko per me shume info

“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke, si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë, në muajt e fundit, që diplomacia greke ka bërë të qartë se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një barometër në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në të njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe deklarata e deputetit të “Demokracisë së Re”, përgjegjës për Politikën e Jashtme, Jorgos Koumoutsakos, që ka theksuar se “kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet më në fund të kuptojë se rruga e arbitraritetit dhe sulmeve kundër minoritetit kombëtar grek do ta sjellë atë në një rrugë pa krye”.

“Kjo rrugë e paqëndrueshme që ai ndjek do ta bëjë atë përfundimisht përgjegjës ndaj vet popullit shqiptar, sepse me veprimet intolerante po minon të ardhmen europiane”, ka thënë ai./top channel

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here