Atentati, si u qëllua me 15 plumba makina e blinduar e të fortit të Shijakut

Policia ka thene se të paktën 15 plumba janë zbrazur mbi makinën e biznesmenit, Dashamir Gjoka në atentatin e sotëm me armë në qytetin e Shijakut.

Ngjarja ndodhi mesditën sotme kur një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Gjoka dhe vajzat e tij, por fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

Kliko per me shume info

Automjeti me të cilin udhëtonte familja Gjoka është i blinduar dhe kjo ka qenë arsyeja pse mbeten të palënduar personat që ndodheshin në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shijakut, pak merta larg Bashkisë. Sipas policisë, dyshohet që të këtë qëlluar vetëm një person i cili ishte kamufluar afër vendit të ngjarjes. Të njëjtat butime sqarojnë se në këtë atentat është përdorur armë automatike kallashnikov.

Autori ka qëlluar të paktën 15 plumba në drejtim të makinës se blinduar. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive hakmarrje, duke marrë shkas nga e kaluara kriminale e Gjokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here