Asgjesohen mbi 100 bimë kanabis në Krujë, në kërkim 23 vjeçari

Kliko per me shume info

45 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa, janë asgjesuar në Fushë- Krujë, në fshatin Zgërdhesh, në vendin e quajtur “Kodra e Sallakut’’.

Blutë bëjnë me dije se nga ky operacion, ka shpallur në kërkim shtetasin A.S. 23 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si kultivues.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi Krujë, në vendin e quajtur Mali Brret u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies 65 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here