Asembleja e PS, Rama: Ruçi kryetar i ri i Kuvendit, Taulant Balla kreu i grupit parlamentar

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama tha para anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, se ky tani bashkëqeverisja e vërtetë me qytetarët, duke e konsideruar atë njësoj sikur me krijimin e një partie të re.

Rama paralajmëroi largime në bllok të drejtorëve, ndërsa tha se do t’i shtrihet dora opozitë hap pas hapi, por pa e pritur atë pafundësisht.

Kliko per me shume info

Rama: Mandati ynë i ri kërkon që ne t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj është nder dhe krenari që ne t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë.
Besoj që është gjëja e duhur që Taulanti të marrë drejtimin e Grupit parlamentar.
Deklaratat minutë pas minute:
Rama: Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është togfjalësh propagandistikë, është një sfidë reale për të ndërtuar dhe vënë në funksionim një koalicion real, fillimisht në nivel qendror, të cilën në dy vite edhe në nivel vendor.
Ky proces është baras me krijimin e një force të re politike. Jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe me reflektimin tonë nga lart. Shqipërisë i duhet, shqiptarët e duan dhe ne duam t’i japim një forcë atipike e imponuar nga nevoja e vendit, për të çuar në një stad të ri shtetin, një bashkim i domosdoshëm njerëzish nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi të ri.
Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që u mëshirua si një motivim popullor dhe që u materializua si një fuqi popullore me shumicën tonë absolute.
Rrengjet -Rama: Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr si një forcë e vetme Shqipërinë, pavarësisht të gjitha rrengjeve që na organizuan nga të katërta anët.
Ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë.
Fati i super-pushtetit- Rama: Fati i kësaj suoperfide varet nëse ne do ta mbrojmë këtë super-pushtet nga vetvetja, nga sa dhe si do ta ndajmë me njerëzit e zakonshëm pushtetin që na është dhënë.
Mandati kuqezi- Rama: Ne kërkuam mandat kuqezi dhe morëm një mandat kuqezi, për t’u ngritur mbi vetveten. Tipari themelor i këtij mandati kuqezi, duhet të jetë gjallë a vdekur besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo qytetari të zakonshëm. Duhet të jemi një parti besnike, një grup parlamentar besnik.
Vendi i tepsive- Rama: Ne do të qeverisim me kurajo ndaj çdo qëndrueshmërie për të ruajtur status-quo-n! Jemi vendi me më pak punonjës administrate në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtor në rajon. Sepse jemi vendi i tepsive.
-Do të kryejmë reforma intensive në çdo institucion.
Dialogu me opozitën – Rama: Së katërti do të jetë gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Do të adoptojmë një sjellje pro aktive ndaj opozitës. Do t’i shtrijmë dorën në çdo hap. Duhet të mësohemi edhe si detyrim i mandatit dhe përbërjes të atyre që na kanë votuar. Në vijimësi, për çdo çështje dhe për çdo akt. Por, ama nuk do të qëndrojmë në vend duke pritur opozitën.
Së pesti, mandati do të karakterizohet në operacione jo konvenciale në zhvillimin ekonomik si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit.
Do të nisim që këtë javë punën me ministrin e Financave për ta zgjeruar programin 1 miliard në zhvillim dhe për ta zgjeruar programin në vjeshtë për infrastrukturë, shkolla dhe spitale.
Largime në bllok drejtorësh -Rama: Do të bëjmë largime në bllok drejtorësh siç janë drejtoritë e të ashtuquajtura të Bujqësisë. Ose e famshmja, Policia Gri sepse arsye e ekzistencës së këtyre strukturave ka vdekur me kohë por ato janë mbajtur në jetë dhe janë fryrë nga sistemi kanceroz i koalicioneve.
Heqja e procedurave – Rama: Nuk do të ketë shtet tjetër në Evropë që ka më pak dokumente se ne. Ky duhet të jetë parimi. Do të bëjmë çmos vendosjen e një rregulli bazë në shërbimet publike. Historia shko atje, duke atje, paraqitur atje, duhet të mbarojë. Të gjitha destinacionet do të jenë të zyrës që ofrojnë shërbime.
10:22- Nis mbledhja e Asamblesë së PS
Ka nisur punimet Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ndërsa në fund të saj kryeministri Edi Rama do të bëjë publike emrat e ministrave të rinj.
Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi ka mbajtur fjalën e hapjes si dhe ka publikuar agjendën e mbledhjes.
Ruçi: Fitoren e 25 qershorit, Partia Socialiste nuk e pa me eufori, e pa me shumë përgjegjshmëri. Në qoftë se këto dy muaj ka qenë pushim, me iniciativë të kryetarit u ngritën katër grupe pune për të organizuar këtë mbledhje.
Më pas, do të jetë Taulant Balla ai që do të bëjë një raportim nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare, ndërsa Milva Ekonomi do të paraqesë një raport për dëgjesat publike.
Ora Neës mëson se axhenda do të vazhdojë me Niko Peleshin, i cili do të paraqesë një raport për ristrukturimin e institucioneve. Më pas, Arben Ahmetaj do të paraqesë një raport për lehtësimin e procedurës burokratike, ndërsa Blerina Gjylameti do të bëjë publike bilancin e zgjedhjeve dhe raportin për organizimin elektoral të PS.
Sipas burimeve të Ora Neës, në asamble do të bëhet edhe miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në PS, ndërsa fjala përmbyllëse do të mbahet nga Rama për bilancin e zgjedhjeve dhe sfidat e 4-vjeçarit.
Kabineti i ri qeveritar pritet të jetë shumë më i vogël nga sa është deri tani me 19 ministri dhe një zëvendës kryeministër, ku shumë prej këtyre dikastereve do të shkrihen apo do t’i bashkëngjiten ministrive të tjera.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here