Arrin “super-interneti” 100 herë më i shpejtë se ky i sotmi?

Kliko per me shume info

Shkencëtarët e Fakultetit të Inxhinierisë “Brown” në Providence kanë dëshmuar se është e mundur që të bartet sasi e madhe e të dhënave përmes rrugës së teknologjisë së radiacionit me frekuenca të larta.

Siç shkruan Telegraph, shkencëtarët kanë dërguar video-sinjale duke përdorë tera herc me shpejtësi prej 50 GB për sekondë, transmeton KosovaPress.

Kliko per me shume info

Shpejtësia maksimale e bartjes të të dhënave, të cilat sot arrijnë shpejtësinë maksimale arrin 500 megabajt për sekondë.

Rrjetet e sotme janë të bazuara në teknologjinë e mikrovalëve, por kërkesat e përdoruesve tejkalojnë kapacitetin e tyre, andaj shkencëtarët kanë nisur kërkimet pas teknologjive të reja.

Valët tera herc kanë më tepër frekuencë se sa mikrovalët, që do të thotë se mund të bartin më shumë sasi të të dhënave.

Studimi është publikuar në revistën “Nature Communications”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here