Arrestohet personi i shumëkërkuar në Tiranë, policia zbulon emrin

Kliko per me shume info

Finalizohet operacioni “Weekend”, kapet një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 10 vjet burg në shtetin Italian.
Policia tha se gjatë kontrollit në banesë i gjenden, një armë zjarri pistolet, lëndë narkotike e llojt Cannabis Sattiva, një maskë, doreza dhe peshore elektronike

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Shërbimet e forcës së Posaçme Shqiponjat, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë opetative kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Weekend”, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë

Kliko per me shume info

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri pa leje, e lëndë narkotike, Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, kanë marrë informacion se ky shtetas dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Aquila/Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Grabitje dhe dëmtim”, parashikuar nga Neni 627 i Kodit Penal Italian.

Pas një pune të mirëorganizuar disa ditore është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi në rrugën “5 Maj”, në drejtim të një motomjeti të markës “Kymco”, ku pas verifikimeve ka rezultuar pa leje drejtimi.

Gajtë kontrollit të banesës së marrë me qera prej tij, në afërsi të zonës së tregut “5 Maj”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Beretta”, kalibri 9 mm,

273.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva,

Një maskë e zezë,

Dy palë doreza të zeza,

Një peshore elektronike,

Një motomjet i markës “Kymco”

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 278, 283 dhe 291, të Kodit Penal Shqiptar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here