Arrestohet autori i zjarrit që rrezikoi Liqenin Artificial në Tiranë

Kliko per me shume info

Pas zjarrit te rene dje tek Liqeni Artificial, arrestohet 53 vjeçari për “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia informoi se më datë 10.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Guga, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor”, parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here