Vodhi 12 koshere bletë, dhe i shiti, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Kliko per me shume info

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 62-vjeçar pasi ka vjedhur 12 koshere më bletë në Devoll.

Sipas bluve, në pranga ka rënë shtetasi Bejtim Damazoti, banues në fshatin Dishnicë-Korçë, pasi i ka vjedhur 12 koshere bletësh S.Sh, 74 vjeç, banues në fshatin Gracë-Devoll. Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë ndaj O.M, 39 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij në lagjen nr 4-Korçë, iu gjetën 12 koshere bletësh.

Kliko per me shume info

Sipas deklarimeve të bëra në policia, ky i fundit ia kishte blerë 62-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here