1 muaj pas aksidentit me makinë, Arben Ahmetaj në Asamblenë e PS-së

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shfaqur për herë të parë në një aktivitet politik që pas aksidentit me makinë.

Edhe pasi ka kaluar një muaj nga incidenti i tij në Maqedoni, Ahmetaj u pa që ecte duke çaluar pak teksa hynte në ambientet e hotelit ku do të mbahet Asamblea e PS.
Ish-ministri i Financave u përplas me automjetin e tij Range Rover në kryqzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Kliko per me shume info

Nuk dihet ende nëse kryeministri Edi Rama do t’i japë post ministri sërish Arben Ahmetajt, i cili refuzoi të flasë për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here