Angela Martini mbyll karrierën si modele, ja si ndikoi i dashuri miliarder

Mesa duket shkodranja super seksi Angela Martini i ka dhënë fund karrierës si modele. Bukuroshja po pushon në Ibiza këtë verë të nxehtë, destinacion prej të cilit ka postuar në rrjete sociale fotot e para me bikini, ku duket vërtet mahnitëse.

Ajo shoqërohet nga i dashuri i saj prej dy vitesh, multimiliarderi rumun, Dragos Savulescu. Vendimi i saj për të hequr dorë nga karriera e modeles dhe planet me multimiliarderin rumun, një producent i njohur filmash, është konfirmuar nga të afërmit e Angelës.

Kliko per me shume info

Për impaktin që ka lënë te vëllai më i madh i Angelës, Blerti Ceprati, partneri i saj Dragos, ai përgjigjet: “Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullushëm do të thosha, dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër
me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë ai e do dhe e respekton motrën time”.

Po martesën a e ka në plan Angela?

“Martesa është një gjë private për të cilën mund të përgjigjen vetëm
ata”, thotë ai.

Kurse lidhur me jetën e bukur që Angela bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerti përgjigjet: Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni
Angelën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.