E rëndë/ Gjendet i vdekur ambasadori Rus, zbulohet shkaku shokues

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është raportar në Sudan, ku mësohet se ambasadori i Rusisë në Sudan, Mirgayas Chirinski, 62 vjeç, është gjetur i vdekur në pishinë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet nga ministria ruse se, ambasadori ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Kliko per me shume info

“Ai u gjet në rezidencën e tij me simptomat e një krize kardiake”, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.
“Anëtarët e ambasadës ruse kanë telefonuar një mjek, por shpëtimi i Chirinskit ka qenë i pamundur”, shtoi ajo.
Lindur në vitin 1954 dhe i vendosur në Khartum që prej vitit 2013, diplomati është ambasadori i katërt rus i vdekur në funksion që prej një viti, pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov (62 vjeç) në dhjetor 2016 dhe vdekjes së atyre në Indi, Alexandre Kadakine (67 vjeç) në muajin janar, pas një sëmundjeje dhe në OKB, Vitali Tchourkine (64 vjeç) në muajin shkurt pas një sëmundjeje.
Ambasador në Sudan që prej vitit 2013, Mirgayas Chirinski, i cili fliste arabisht dhe anglisht rrjedhshëm, kishte shërbyer si ambasador në Ruanda nga viti 2006 deri në 2013.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here