Ambasada amerikane zbardh takimet e senatorëve në Tiranë

Politikë

Partneriteti SHBA – Shqipëri, siguria dhe lufta ndaj terrorizmit kanë qenë në fokus të takimeve që një delegacion me katër senatorë amerikanë patën me krerët e politikës shqiptare këtë të shtunë në Tiranë.

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit“, thuhet në një deklaratë të Ambasadës amerikanë në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Senatorët, sqaron Ambasada, nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformave kyçe, përfshirë atë në drejtësi.

“Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, sqarohet më tej në deklaratë

ME TE LEXUARAT