Alarmohet Europa/ Kërcënimet terroriste nga ISIS, policia e Shtetit merr masa drastike

Aktualitet

ISIS nuk ka ndaluar me sulmet terroriste në Europë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë.

Për këtë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit. Mësohet se për pasojë, do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentë në terren, do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike, trupit diplomatik etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, do do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbërt për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme.

Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre.

Këto struktura kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin, zbulimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Në këtë kuadër Policia e Shtetit me strukturat e saj të specializuara kërkon mirëkuptimin për këto masa shtesë dhe njëkohësisht bashkëpunimin për të denoncuar çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie, duke ofruar numrat e telefonit falas 112 dhe 129.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët që na kanë besuar me denoncimet duke i siguruar se reagimi ka qenë është e do të jetë i menjëhershëm e profesional.

 

ME TE LEXUARAT