Alarm për bombë pranë ambasadës shqiptare në Itali

Aktualitet

Një alarm për bombë pasditen e sotme pranë ambasadës shqiptare në Romë në rrugën “Ottaviano” ka vënë në lëvizje policinë italiane.

Bëhet fjalë për një çantë të dyshimtë që qëndronte para derës së ndërtesës ku ndodhet ambasada shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat policore ndërhynë menjëherë pas marrjes së alarmit, duke siguruar zonën dhe bllokuar rrugën.

Por, u zbulua se çanta ishte bosh, raportojnë mediat lokale. Pas rreth njëzet minuta, rruga u rihap.

ME TE LEXUARAT