Akuzohet për trafik droge, arrestohet gazetari shqiptar. Zbardhet ngjarja

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës, Prizrenit ka ndaluar 19 persona të dyshuar për posedim/trafikim të narkotikëve.

Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ky i fundit, nuk dha emra, por KALLXO.com ka zbuluar se në mesin e të ndaluarve është edhe Mentor Shuki, autor i emisionit televiziv “Me SHUKIN”.

Kliko per me shume info

I pyetur nga KALLXO.com, prokurori i rastit, Genc Nixha, ka thënë se në mesin e të ndaluarve me gjasë është edhe një person me emrin Mentor Shuki.
“E kam një në ndalim. Mentor Shuki më duket. Po, në pyetje janë lëndët narkotike. Nesër vendoset çfarë vendoset. Të shohim. Nuk e dimë a do të shkojmë me paraburgim apo jo, por nesër vendoset pasi i kemi ato 48 orët edhe vendosim në kuadër të asaj”, tha Nixha për KALLXO.com.
E në raportin e saj ditor, Policia ka njoftuar se në Prizren më 6 gusht ndërmjet orës 1:30 dhe 2:50, janë arrestuar katër persona, te të cilët është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Për shkak se Mentor Shuki bashkëpunon me “Gazetën Express”, KALLXO.com ka kontaktuar me kryeredaktorin e këtij mediumi, Leonard Kërqukin.
Meqë ishte në pushime, Kërquki tha se nuk është në dijeni për arrestimin e autorit të emisionit “Me SHUKIN”. “Rrjedhimisht nuk mund të them asgjë më shumë”, tha ai.
Kërquki konfirmoi se emisioni “Me SHUKIN” është prodhim i “Gazetës Express” dhe Mentor Shuki është autor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.