Akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda e pëson keq administratori i spitalit privat

Kliko per me shume info

Akuzohet për mashtrim shtetasi pronari i vetëm të një kompanie farmaceutike, njëherazi administrator i një spitali privat në kryeqytet, ndërsa mësohet se Gjykata e Apelit cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Burime nga prokuroria thanë se Sulkaj, ka përfituar miliona euro, të cilat ua zhvaste qytetarëve të ndryshëm, duke iu premtuar se do t’i bënte aksionerë në kompaninë e tij apo në ppital.

Kliko per me shume info

Nga hetimet ka rezultuar se njërin nga qytetarët, ai e ka emëruar për një periudhë 2 mujore si administrator të Spitalit dhe në këmbim i ka marrë shumën prej 500 mijë eurosh.
Gjithashtu ka dyshime të forta, se Sulkaj ka përfituar miliona edhe nga kreditë bankare, ku ka lënë si kolateral asetet e kompanisë së tij dhe shtëpitë e tre vëllezërve.
Mashtrimet u zbuluan pas denoncimeve të bëra në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm, mes të cilëve dhe nga djali i dajës së të dyshuarit.
Me herët, me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg në mungesë ndaj Sulkajt, i cili u ndalua teksa gjendej me pushime në Sarandë.
Tri ditë më vonë, po kjo gjykatë e zbuti masën, duke caktuar ndaj tij arrest shtëpie. Me një vendim të së enjtes, gjykata e Apelit vendosi ta ashpërsojë sërish masën e sigurisë për këtë të dyshuar.
Nga arrest shtëpiak, u caktua për të masa e arrestit me burg dhe mbi bazën e saj, ai duhet të transferohet në qelitë e paraburgimit, dhe të hetohet për mashtrimet e kryera.
Policia bën të ditur se ka marrë në dorëzim urdhrin dhe pritet ekzekutimi i tij. Prokuroria tha se po heton të gjitha rastet e mashtrimit, për të cilat ka dyshime se Sulkaj i ka kryer në bashkëpunim edhe me zyrtarë të lartë në bankat e nivelit të dytë në vend.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here